KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » BOTIM: QARKU I KUKËSIT NË RRJEDHËN HISTORIKE

BOTIM: QARKU I KUKËSIT NË RRJEDHËN HISTORIKE

Prej tre muajsh ka dalë në qarkullim, por sot u prezantua para dhjetëra miqve, dashamirëseve, bashkëkrahinorve të autorit Xhavit Lashi, botimi “ Qarku i Kukësit në rrjedhën historike”,-ndarja administrative dhe qeverisja vendore. Vitet aktive të punës, e kanë bërë një njohës të mirë të kësaj fushe, ndërsa për 5 vite hulumtoi me durimin dhe saktësinë e një studiuesi shkencor në çdo raft e arkiv, që mban të dhëna specifike për 3 rrethet e qarkut Kukës,

Në mbi 530 faqe, me statistika, grafika e dokumente të kohës, autori na shoqëron me një guidë për qeverisjen dhe vetëqeverisjen që nga koha e ilirëve e deri në ditët tona.

 Ndonëse specifikisht libri flet për qarkun e Kukësit, tema e trajtuar është një dritare e hapur për të gjithë ata që duan të njohin këtë aspekt të jetës administrative, ndërsa për ata që synojnë të jenë pjesë e qeverisjes lokale, një guidë e pazëvëndësueshme.

Sicred