KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori, Suedia mposht Zvicrën, është në çerelfinale
Botërori, Suedia mposht Zvicrën, është në çerelfinale

Botërori, Suedia mposht Zvicrën, është në çerelfinale

Suedia është çerekfinalistja e 7-të e këtij Botërori, pasi nordikët mundën minimalisht Zvicrën, në takimin e zhvilluar të martën pasdite në Stadiumin e Shën Pjetërburgut.
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Shën Pjetërburg ka qenë e barazpeshuar, me të dyja skuadrat që nuk arrijnë të thyejnë njëra-tjetrën, kjo për meritë të portierëve dhe mbrojtjes kundërshtare. Kësisoj, 45 minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura, ndërsa pjesa e dytë do të flasë më tepër për Suedinë, që është më kërkuese në drejtim të portës kundërshtare. Dhe sikundër ka ndodhur në ndeshjet e këtij Botërori që kanë qenë përgjithësisht të barazpeshuara, do të duhet një episod për të vendosur fatin e takimit. Dhe ai do të vijë në minutën e 66-të, kur goditja e Fosbergut do të devijohet nga mbrojtësi Akanxhi dhe do të prehet në rrjetën e helvetëve.
Suedia do ta administrojë epërsinë, madje në fund do të jetë edhe pranë fitimit të së drejtës së një 11-metërshi, që, më pas do të anullohet nga gjyqtari me ndihmën e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos. Mbyllet kështu 1-0 për nordikët kjo sfidë ndaj Zvicrës dhe Suedia siguron vendin midis 8 më të mirave të “Rusi 2018”.
Sicred