KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori në shifra
Botërori në shifra

Botërori në shifra

Essam El Hadary, është portieri titullar i Egjiptit, 45 vjeç e 5 muaj dhe do të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një botëror.
Deri tani janë 3 lojtarë që kanë luajtur 5 botërorë në karrierë: Antonio Carbajal, Lothar Matthaues e Gianluigi Buffon. Ata në Rusi janë barazuar nga Rafael Marquez, i Meksikës, që do të ketë një rekord më vete sepse ai i ka luajtur të gjithë botërorët si kapiten.
Aliou Cisse (Senegal) 42 vjeç, është trajneri më i ri në Rusi 2018.
Me 99 kg e tij, Roman Torres është lojtari më i rëndë që do të marrë pjesë në botëror. Por asnjë nuk e quan të shëndoshë sepse është gjithë muskuj.
Javier Aquino i Meksikës është një nga tre lojtarët që në Rusi 2018 nuk peshon më shumë se 60 kg. Të tjerët janë marokeni Mbark Boussoufa dhe japonezi Takashi Inui, që peshojnë 59 kg.
Midis futbollistëve që luajnë në botëror është vetëm njëri që i kalon 2 metrat lartësi. Portieri kroat Lovre Kalinic, 201 cm. Mbrojtësi i Danimarkës Jannik Vestergaard është 200 cm.
Shumë kombëtare i kanë besuar lojtarëve të rinj, midis tyre Nigeria, Franca dhe Anglia me një mesatare prej 26 vjeçësh. Ndërsa skuadra e Kosta Rikës do të ketë një mesatare prej 30 vjetësh.
Debutuesja e këtij botërori, Panamaja ka një rekord të veçantë. Shuma e vlerës së të gjithë futbollistëve të saj në merkato është më e vogla nga të gjitha, 10 milion euro.
Ndërkohë që Spanja vlen 107 herë më shumë se Panamaja. Vlera e lojtarëve të saj në merkato e kalon 1 miliardë euro. Duke lënë pas edhe kombëtare të tilla si Argjentina, Brazili e Germania.

Sicred