KRYEFAQJA » LAJME » Botërori i peshëngritjes për paratërinj, në 2019-ën në Tiranë

Botërori i peshëngritjes për paratërinj, në 2019-ën në Tiranë

Pasi ka organizuar dy kampionate evropiane dhe pret një të tretë në fund të këtij viti, Shqipëria e peshëngritjes e ka fituar tashmë të drejtën e organizimit të një Kampionati Botëror. Bëhet fjalë për atë të peshëngritjes për të paratërinj, që do të mbahet në vendin tonë në vitin 2019. Kështu, pasi në 2008-ën është organizuar në Durrës Kampionati Evropian i Të Rinjve dhe, më 2013-ën në Tiranë, Kampionati Evropian i Të Rriturve, Shqipëria përgatitet të presë Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që do të mbahet në Tiranë, nga data 22 tetor, deri më 5 nëntor 2017. Lajmi për dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit të Paratërinjve është mësuar pas takimit të fundjavës së presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, me presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tomas Ajan. Aty është arritur marrëveshja e bashkëpunimit, e cila konsiston në një mbështetje në një bazë materiale nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Kjo e fundit do ta ndihmojë peshëngritjen shqiptare me seminare të vazhdueshme me ekspertë të huaj dhe vendas për trajnerë e gjyqtarë.

Sicred