KRYEFAQJA » LAJME » Botërori i klubeve jep të shtunën verdiktet e fundit

Botërori i klubeve jep të shtunën verdiktet e fundit

E shtuna do të jetë edhe dita e verdikteve të fundit të Botërorit të Klubeve në Futboll, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi do të shpallet edhe fituesja e trofeut të edicionit të këtij viti. Të gjitha ndeshjet e këtij turneu, që përball klubet kampione të çdo kontinenti me kampionen në fuqi të vendit organizator, por sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe dy skuadrat që kanë arritur në finale janë kampionia e Evropës dhe fituesja në fuqi e trofeut të Botërorit të Klubeve, Reali i Madridit dhe kampionia e vendit organizator, Al-Aini. Madrilenët erdhën në finale pasi mposhtën në gjysmëfinale kampionen e Azisë, Kashima Entllërs, duke i mundur japonezët me rezultatin 3-1. Të 3 golat e Realit u shënuan nga uellsiani Gareth Bejl. Ndërkaq, skuadra vendase, e cila ka nisur me atë përmbysje të vështirë nga 0-3 në 3-3 dhe më pas me triumfin nga pika e bardhë ndaj neozelandezëve të Uellingtonit në turin eliminator, për të vijuar më pas me fitoren 3-0 në çerekfinale ndaj afrikanëve të Esperonsës së Tunizisë dhe për t’iu falur sërish 11-metërshave për të mposhtur  kampionen e Amerikës Latine, River Plejtin, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 2-2. Argjentinasit detyrohen kështu të ngushëllohen me duelin për vendin e 3-të dhe të 4-të, që luhet të shtunën, duke nisur nga ora 14:30, dhe ku përballë do të kenë Kashima Entllërsin. Finalja e madhe, midis Realit të Madridit dhe Al-Ainit do të luhet duke nisur nga ora 17:30 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH 1.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com