KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i Futbollit, Uzbekistani do të përfaqësohet me gjyqtarin Ravshan Irmatov
Botërori i Futbollit, Uzbekistani do të përfaqësohet me gjyqtarin Ravshan Irmatov

Botërori i Futbollit, Uzbekistani do të përfaqësohet me gjyqtarin Ravshan Irmatov

Në pamundësi për të qenë në Botërorin e Rusisë, Uzbekistani do të përfaqësohet atje me një gjyqtar futbolli. Ravshan Irmatov, 40 vjeç, është diçka si një hero kombëtar, në shtetin e Azisë Qendrore. Duke shkuar në botërorin e Rusisë ku jetojnë të paktën dy milionë emigrantë uzbekë, Irmatov zyrtarizon më shumë ndeshje në Kupën e Botës sesa çdo gjyqtar tjetër në historinë e vendit. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga gjyqtarët më të mirë, ndërsa vendi që ai përfaqëson, kurrë nuk e kishte menduar se ai do të shkonte në ngjarjen më të rëndësishme të sportit botëror. “Uzbekistani po i afrohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit në një botëror – tha Irmatov për AFP ndërsa ishte duke bërë nxemjen përpara një ndeshje të kampionatit në Uzbekistan. “Njerëzit tanë e duan futbollin dhe presidenti ynë i ri e ka zhvillimin e futbollit një prioritet. Kam besim se ne do ta shohim Uzbekistanin në Kupën e Botës së shpejti, ndoshta në Katar në vitin 2022”.
Pak i njohur në Evropë para vitit 2010, ai realizoi një rekord për më shumë ndeshje të gjykuara në një turne të vetëm, me 5 të tilla. Irmatov është emëruar gjyqtari më i mirë i Azisë për dy vite nga Konfederata e Futbollit të Azisë. Ka gjykuar dy herë në finalet e Kupës së Botës të Klubeve, si dhe në ndeshjen hapëse të botërorit të Afrikës së Jugut e në gjysmëfinale. Gjatë botërorit të Brazilit në 2014, ai ka gjykuar gjithashtu. “Një arbitër nuk duhet të dalë në fushë me qëllimin që të bëhet njeriu i ndeshjes,” tha ai. “Para së gjithash puna jonë është të ruajmë imazhin e futbollit. Nëse repsektojmë shpirtin e sportistëve, sakrificën e tyre dhe i mbrojmë ata nga vendimet e padrejta, atëherë edhe ata do të na respektojnë ne” – tha Irmatov.

Sicred