KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i futbollit “Rusi 2018” falas në RTSH
"Rusi 2018" Kolumbia dhe Japonia janë duke u përgatitur për përballjen

Botërori i futbollit “Rusi 2018” falas në RTSH

Botërori i futbollit “Rusi 2018” po ndiqet me interes në Shqipëri. Me këtë rast Radio Televizioni Shqiptar rikujton të gjithë qytetarët që ai mund të ndiqet si asnjëherë tjetër falas, me cilësinë më të lartë të figurës dhe zërit vetëm në rrjetin e RTSH.
Sinjali i RTSH është i lirë kudo, në të gjithë Shqipërinë dhe nuk nevojitet asnjë pagesë shtesë.
Në kuadër të strategjisë së dixhitalizimit RTSH ka shtrirë në thuajse të gjithë vendin rrjetin e tij dixhital me buqetën e kanaleve gjeneraliste dhe tematike.
Për të përftuar sinjalin e RTSH, nuk nevojitet asnjë pagesë dhe asnjë kontratë me asnjë operator që vepron në treg.
Mjafton vetëm një antenë e zakonshme, e drejtuar nga stacionet tona të transmetimit në zonat ku shqiptaret banojnë brenda kufinjve të Shqipërisë dhe në aparatet e tyre televizive do të shfaqen të gjithë kanalet e rrjetit dixhital të RTSH.
Në këtë mënyrë, të gjithë kanë mundësinë të ndjekin botërorin “Rusi 2018” në RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT dhe të gjithë programet e RTSH në të 13 kanalet e platformës dixhitale.

Sicred