KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i futbollit, Kroacia shkon në finale përballë Francës
Kroacia shkon në finale përballë Francës

Botërori i futbollit, Kroacia shkon në finale përballë Francës

Kroacia do të shkojë në finalen e kampionatit botëror të futbollit përballë Francës, hera e parë në historinë e futbollit kroat. Ajo mundi 2-1 Anglinë, pas një beteje që zgjati gjatë 120 minuta. Në fakt, ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit të 21-të Botëror të Futbollit, pasi anglezët e kanë gjetur rrugën e rrjetës brenda 5 minutave të para, me autor Kieran Tripierin. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, e sidomos të anglezevë, për të cilët Herri Kejn është mëkatari më i madh, me dy raste të njëpasnjëshme për të shënuar golin e dytë të skuadrës në këtë ndeshje dhe të 7-tin e tij në këtë Botëror, 40 minutat në vijim nuk do të sjellin gola të tjerë.

Pjesa e dytë do të shohë Kroacinë më kërkuese në lojën e saj dhe kjo këmbëngulje do të shpërblehehet në minutën e 68-të, kur Perishiç do të barazojë shifrat. Loja është hapur dhe të dyja skuadrat, sidomos Kroacia, do ta kërkojnë golin e dytë, por pa rezultat, sepse 90-minutëshi i rregullt do të mbyllet në barazim 1-1.

Edhe dy pjesët shtesë do të jenë të luftuara, me të dyja skuadrat që do ta kërkojnë me ngulm fitoren, por ata që do ta gjejnë golin në minutën e 109-të janë kroatët, me anë të Manxhukiçit. Përfundimisht mbyllet 2-1 për ballkanasit kjo gjysmëfinale ndaj Anglisë dhe do të jetë një “rendezvous” franceze finalja e “Rusi 2018” për Kroacinë, pasi ishin pikërisht vendasit në Botërorin e shtëpisë para 20 vitesh që i mohuan vendin në finale.

Sicred