KRYEFAQJA » LAJME » Boterori i atletikës, dita e tetë

Boterori i atletikës, dita e tetë

Kampionati i 16-të botëror i atletikës, që po zhvillohet në Londër vazhdon të dhurojë spektakël me garat që po zhvillohen aty, të cilat por transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar. Kështu në ditën e tetë të tij, vëmendjen e ka tërhequr konkurrimi tepër i fortë në kërcim së gjati për femra. Klasifikimi përfundimtar jep 4 atlete që e mbyllin garën me vetëm 6 cm largësi nga njëra tjetra. Amerikania Britni Ris me 7.02 m, të arritur në kërcimin e provës së tretë merr medaljen e artë. Ky është titulli i tretë botëror radhazi për të. Medaljen e argjendtë e merr rusja Klishina me 7 m që konkurron në mënyrë të pavarur pa dënimit të Rusisë për përdorim dopingu nga ana e atletëve të saj. Në vend të tretë renditet amerikania bartoleta me 6.97m. Me vetëm 1 cm larg nga medalja e bronxit mbetet serbja Spanoviç me 6.96m. Në hedhjen e çekiçit për meshkuj, kampion bote shpallet polaku fajdek me 79.81m të arritur në provën e katërt. Në 3000 m me pengesa vendin e parë e të dytë e ndajnë amerikanet Kobërn dhe Freriks. Kobërn fiton medaljen e artë me 9’02”58 që përbën edhe një rekord kombëtar ndërsa freriks me kohën 9’03”77 merr medaljen e argjendë. Podiumin e mbyll keniania Xhekemoi me 9’04”03. Spektakolare ka qenë gara përmbyllëse e ditës së 8-të të botërorit, ajo e 200 m për femra. Holandezja dafne shipers me 22”05 rezultati më I mirë sezonal për të shpallet kampione bote. Në vend të dytë Talu e Bregut të Fildishtë me 22”08, që përbën edhe një rekord kombëtar dhe vendi i tretë Miler e Bahamas me 22.15.

Sicred