KRYEFAQJA » LAJME » Botërori i atletikës, dita e shtatë

Botërori i atletikës, dita e shtatë

Me garën e 200 metrave për meshkuj është mbyllur mbrëmja e së enjtes në botërorin e Londrës. Kjo finale e ka përcaktuar fituesin e saj vetëm me fotofinish. Van Niekerk pretendenti kryesor për medaljen e artë udhëheq deri në metrat e fundit por në fund duket se tre atletë njëherësh mbërrijnë në finish. Eshtë turku Guliev, që me kohën 20”09, shpallet kampion bote. Tepër i emocionuar duket atleti turk në përfundim të garës. Ndërsa Van Niekerk i Afrikës së Jugut me 20”11 duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë. Po me të njëjtën kohë është përcaktuar edhe fituesi i medaljes së bronxtë Riçard i Trididad Tabakos. Ndërsa në garën e kërcimit trehapsh, Kristian Tejlër i amerikës fiton medaljen e artë me. 17.68 m. Një kërcim shumë i bukur i atletit amerikan që mundohet të shfrytëzojë në maksimum edhe rrahjen në pedanë teksa është vetëm 10.09 cm larg kufirit maksimal. Amerikani tjetër Klaje renditet në vend të dytë me 17.63m dhe në të tretin portugezi Evora me 17.19m. Në garën e 400 m/p për femra medaljen e artë e merr Karter e amerikës me 53”07, medalje argjendi amerikania tjetër Muhamad 53”50 medalje bronxi Treisi e Xhamajkës 53” 74, rezultati më i mirë për të.

Sicred