KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i atletikës, dita e pestë

Botërori i atletikës, dita e pestë

Garat e botërorit të atletikës që po zhvillohen në Londër kanë mbyllur finalet e ditës së pestë, të cilat sëbashku me bateritë eliminatore janë transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar. Përpara nisjes së garave në parkun olimpik, Mbretëresha Elizabet, në kompleksin stërvitor, kamerat kanë fokusuar kampionin olimpik të 100 dhe 200 metrave, Usain Bolt teksa kryente seanca stërvitore. Më pas vëmendja është përqëndruar në garat finale. Në 3000 m/p për meshkuj medaljen e artë e ka fituar Kipruto i Kenias me kohën 8’14”12, Elbakali i Marokut medaljen e argjendtë me 8’14”49 dhe medljen e bronxi amerikani Jager me 8’15”53. Në hedhjen e shtizës për femra, kampione bote është shpallur Spotakova e Çekisë me 66.76 m, në vend të dytë dhe të tretë u renditën kinezët Li dhe Lju. Gara e kërcimit me shkop për meshkuj ka dhuruar emocione të veçanta. Amerikani Sem Kendriks arrin të realizojë me sukses 5.90 cm në provën e fundit duke marrë medaljen e artë. Në vend të dytë renditet polaku Lisek me 5.89 ndërsa në të tretin francezi Lavilen, por 5.89. Ky i fundit provon 5.95 dhe 6.01, por nuk arrin dhe i duhet të gëzohet me medaljen e bronxtë. Kampion i botës në 800 m është shpallur Bose, i Francës me kohën 1’44”67 rezultati më i mirë sezonal për të, i dyti u rendit Adam Kzot nga Polonia me kohën 1’44”95 edhe për të rezultati më i mirë sezonal dhe në vend të tretë Kipjegon Bet nga Kenia me 1’45”21. Finalja e 400 metrave për meshkuj, ka mbyllur garat e ditës së pestë. Uaid Van Niekerk nga afrika e jugut, kampioni olimpik dhe rekordmen i kësaj gare, i ka justifikuar pritshmëritë teksa mbërrin i pari në finish duke marrë medaljen e artë me kohën 43”98. Medaljen e argjendtë e fitoi gardiner nga bahamas me kohën 44”41, medalje e bronxtë Harun nga katari me 44”48 rezultati më i mirë sezonal për të.

Sicred