KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i atletikës, Dita e Dhjetë
Botërori i atletikës, Dita e Dhjetë

Botërori i atletikës, Dita e Dhjetë

Botërori i 16-të i atletikës ka ulur siparin të dielën. Garat e fundit, ashtu si edhe ato të zhvilluara në ditët e mëparshme janë transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.
Në 50 km ecje sportive gara është dominuar nga francezi Diniz, që e ka mbyllur me kohën 3h33’1”. Rezultat ky, i dyti më e miri, i të gjitha kohërave, vetëm 38 sekonda lar rekordit të tij të vendosur në evropianin e 2014 në Zyrih. Në pod janë ngjitur edhe japonezët Arai me medaljen e argjendtë, 3h41’17”, dhe Kobajashi medalje e bronztë me kohën 3h41’19”.
Në garat e tjera finale të zhvilluara në mbrëmje, Obiri e Kenias ka fituar medaljen e artë në 5000 m për femra me kohën 14’34″86. Në vend të dytë etiopiania Ajana, me 14’40″35 dhe në të tretin holandezja Hasan me kohën 14’42″73.
Kaster Semenia, protagoniste e një kalvari të gjatë diskutimesh me IAAF, për problemin e seksualitetit të saj, ka fituar me lehtësi finalen e garës së 800 metrave, duke dhënë kohën 1’55”16. Medalja e argjendë shkon për Niosaba nga Burindi dhe e treta amerikania Uillson.
Në hedhjen e diskut për femra, kampione bote shpallet kroatja Sandra Perkovic me 70,31 m. Në vend të dytë australiana Dani Stevens, me 69,64 m dhe në të tretin francezja Misho me 66,21 m.
Me 2,35 metra, Barshim i Katarit triumfon në kërcimin së larti. Medalje argjendtë për rusin Lisenko me 2,32m, medalje bronxi për sirianin Gazal me 2,29m.
Fitore e dyfishtë e Kenias në 1500 m për meshkuj. Medalje e artë dhe e argjendtë për Manangoi dhe Sheriot. Ndërsa në vend të tretë norvegjezi Ingebrigtsen.
Me kohën më të mirë sezonale në botë me 3’19″02, Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë fituar medaljen e artë në stafetën 4×400 m për femra. Në vend të dytë Britania e Madhe dhe në të tretin Polonia.
Ndërsa në stafetën për meshkuj, surprizon Trinidad Tobako duke marrë medaljen e artë me kohën 2’58″12. Në vend të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të tretin Britania e Madhe.

Sicred