KRYEFAQJA » LAJME » Botërori i Anaheimit , medalje e përfituar për Erkand Qerimaj
Botërori i Anaheim , medalj e vonuar për Erkand Qerimaj

Botërori i Anaheimit , medalje e përfituar për Erkand Qerimaj

Ndonëse ky fillimviti ka rezultuar i turbullt dhe i trazuar për peshëngritjen shqiptare, prapëseprapë nga shtanga kuqezi vjen një lajm i mirë. Përtej rezultimit pozitiv për doping të Romela Begajt, dorëheqjes së presidentit të Federatës, Elez Gjoza, dhe heqjes së të drejtës së Shqipërisë për të mirëpritur dhe organizuar Evropianin e marsit, shtanga shqiptare ka marrë një tjetër medalje. Erkand Qerimaj ka marrë medaljen e bronztë në shkëputje, pasi rumuni Dumitru Kaptari rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara dhe pritet të pezullohet. Rumuni pati ngritur 156 kg, një kilogram më tepër sesa peshëngritësi shkodran. Rezultimi pozitiv i Dumitrut është bërë i ditur të martën në faqen zyrtare në Internet të Federatës Botërore të Peshëngritjes. Sipas organizmit që qeveris shtangën botërore, nga 315 sportistë që morën pjesën në Kampionatin e 2017-ës në Anaheim të SHBA-së, plot 212 apo 67 % e tyre, iu nënshtruan 141 analizave të urinës dhe 43 analizave të gjakut. Nga këto, vetëm 4 prej tyre, përfshi këtu edhe Romela Begajn, rezultuan pozitiv për doping.

Sicred