KRYEFAQJA » LAJME » Botërori i aeronautikës, vjen ekipi anglez
Botërori i aeronautikës, vjen ekipi anglez, alket islami, shqiperi, sport

Botërori i aeronautikës, vjen ekipi anglez

Starti i botërorit të aeronautikës po afron. Madje edhe ekipet pjesëmarrëse kanë filluar të mbërrijnë në Shqipëri. Një ditë më parë ka ardhur ekipi anglez i përbërë nga dy pilotët Dejv Merser e Andi Shou dhe drejtuesi i skuadrës, Methju Binjell. Ata janë pritur nga drejtuesit e federatës shqiptare të aeronautikës, Alket Islami drejtor sportiv i kësaj federate dhe Artjon Vreto sekretari i përgjithshëm. Për skuadrën angleze kjo është hera e parë që vijnë në Shqipëri dhe për televizionin shqiptar, pilotët Dejv e Andi japin përshtypjet e tyre. “Për secilin nga ne është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Dhe gjëja e parë që duam të dimë është se ku të gjejmë një bar për të pirë birra.” Por çfarë presin pilotët anglezë nga vendi ynë? Dejv thotë: “Kemi ardhur fillimisht për të mbështetur botërorin që do të zhvilloni ju dhe më pas për t’u njohur me Shqipërinë. Kemi dëgjuar shumë gjëra për të dhe duam t’i shikojmë personalisht. Këto ditë përpara botërorit do të udhëtojmë në shumë qytet, për t’u njohur me popullin tuaj, kulturën, për t’u relaksuar. Dhe më pas do të bëhemi gati për botërorin. Jemi duke pritur të surprizohemi.” Pilotët anglezë me shumë përvojë në aeronautikë synojnë të fitojnë titullin botëror. “Kemi ardhur për të mos dalë të dytët. Jemi përgatitur që të bëjmë një paraqitje të mirë. Gjithashtu jemi shumë të lumtur që kemi ardhur në Shqipëri.” Skuadra angleze është nisur menjëherë drejt Vlorës, nga ku më pas do të udhëtojë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sicred