KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori i aeronautikës pas përfundimit

Botërori i aeronautikës pas përfundimit

Një ushtri e tërë kamerash të TVSH, kanë realizuar pamje të mrekullueshme përgjatë ditëve të botërorit aeronautikës. Pamje të rralla nga Shashica nga operatori Bashkim Balla, në zbritje në bregdet nga katër operatorët që ndodheshin aty. Pamje me kamera on bord të instaluar në trupin e pilotit me dron. Nuk kanë munguar edhe pamjet me delta plan, të mundësuara nga Federata Kosovare e Aeronautikës. Nuk kishin si të mungonin edhe pamjet nga deti, të bëra nga operatori Ardian Shehu, nga motoskafi i policisë kufitare, i cili ka qëndruar aty përgjatë gjithë ditëve të botërorit. Si dhe pamjet në kamionët e Ministrisë së Mbrojtjes që mundësonin nisjen e pilotëve nga bregdeti në Shashicë dhe anasjelltas. Orët gjata transmetimi të drejtpërdrejtë në RTSH të garës, nën komentin mbreslënës të Erjon Xharos, janë ndërthurur edhe me intervista të ndryshme të realizuara nga gazetarët Brikena Kuka dhe Dëfrim Methasani. Fluturimet janë zhvilluar përgjatë gjithë ditëve, me disa ndërprerje të vogla për shkak të rritjes së shpejtësisë së erës mbi 7 m/s. Ndërsa e enjtja dhe e premtja janë bërë pushim. Por spektakli ka vazhduar. Pilotet femra kanë zhvilluar një sfilatë. Përveç emocioneve të fluturimeve, të gjithë të pranishmit kanë shijuar bukuritë e pafund që ofron Vlora. Ata kanë vizituar të gjitha qendrat turistike të qytetit tonë bregdetar. Kanë shijuar gatimet tradicionale të qytetit dhe në fund janë shpehur se do të kthehen sërish, por këtë radhë për të bërë pushimet në Vlorë. Qershia mbi tortë ishte Bozhana, instruktorja e ekipit të Polonisë e cila ka mësuar këngën e Baftjarit. Ndërsa bukurive natyrore dhe asaj sportive, i janë bashkuar edhe bukuritë e tre miseve, asaj të Polonisë, Rumanisë dhe Maqedonisë. Në përfundim të botërorit, të shtunën e 13 majit, janë shpallur fituesit. Kampion bote për meshkuj, Tzvetan Tzolov nga Bullgaria, me katër rezultate 0, në fund ka grumbulluar 7 pikë. Anton Svoljak nga Sllovenia ka thyer dy rekorde botërore, tre 0 radhazi gjë që nuk ishte arritur asnjëherë më paë në një botëror, dhe në raundin e katërt bën sërish 0. Thyen rekordin e vet duke vendosur një të ri me katër 0 radhazi. Nga Shqipëria renditjen më të mirë e arriti Sidrit Deda në vend të 63 me 80 pikë. Për femra kampione bote tajlandezja Nunnapat Phuchong arriti një 0 dhe mori 22 pikë në fund. Në këtë botëror morën pjesë 32 femra. Si ekip kampion bote u shpall Kina me 52 pikë pas 9 raundeve. Shqipëria u rendit në vendin e 15-të midis 28 shteteve, ndërsa Kosova në vendin e 20. Çmimet u shpallën në ceremoninë mbyllëse ku nuk munguan sërish surprizat. Prezent ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.  Botërori i 9-të i aeronautikës ka marrë notat maksimale përfaqësuesit e lartë të FAI-it, Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, përsa i përket organizimit. Një punë të shkëlqyer për këtë bënë, presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, drejtori teknik, Alket Islami, sekretari i përgjithshëm Artjon Vreto dhe gjithë stafi organizativ. Por asgjë nuk do të dukej, nëse të gjitha këto nuk do të transmetoheshin nga RTSH. Një falenderim i veçantë duhet për të gjithë stafin realizues të RTSH dhe regjisorin Petri Bozo.

Sicred