KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botas, Hamilton dhe Vetel nisen të parët në Çmimin e Madh të Spanjës në F1
Botas, Hamilton dhe Vetel nisen të parët në Çmimin e Madh të Spanjës në F1

Botas, Hamilton dhe Vetel nisen të parët në Çmimin e Madh të Spanjës në F1

Valteri Bottas nuk rresht së surprizuar dhe arrin pole position në çmimin e madh të Spanjës, i treti rradhazi për të.
Finlandezi i Mercedes ka dominuar provat zyrtare duke i mbyllur me kohën 1’15”406 duke lënë pas shokun e skuadrës Hamilton me 6 të dhjetat dhe Ferrarin e Sebastian Vettel me 866 të mijtat. Prova e rradhës e kaluar me sukses, që tregoi dhe njëherë tjetër se Bottas do të jetë kandidat për titullin kampion gjatë këtij sezoni. Siguria me të cilin arriti të thyente dhe rekordin e pistës dhe distanca e madhe me shokun e skuadrës, janë të tregues që flasin për finlandezin ku edhe vetë britaniku është dëshmitar. Shikimi i zymtë i Hamilton në drejtim të tij pas zbritjes nga makina tregoi shumë në këtë sens. Por ajo që ka rëndësi është dominimi i Mercedes edhe në këto prova zyrtare, duke e kthyer në një monopol vijën e parë të nisjes. Një avantazh i madh i Shigjetave të Argjendta, që mbytën ambiciet e skuderisë Ferrari e cila kishte mbërritur në Barcelonë me një “njësi fuqie” të re dhe zhvillime aerodinamike të ndryshme. Por nuk arriti asnjëherë të futej në garë me skuderinë gjermane. Dy makinat SF90 humbisnin shumë në sektorin e tretë, aty ku superioriteti i rivalëve ishte i dukshëm.
Vendi i 3 për Vettel është ngushëllimi i vetëm për skuderinë nga Maranello, që mund të tentojë gjatë garës të kërcënojë makinat gjermane. Charles LeClerc bëri një gabim gjatë sesionit të dytë të provave zyrtare, duke dëmtuar njëvëndëshen e tij dhe në fund nuk arriti të bënte më mirë se vendi i 5 pas Max Verstappen me Red Bull. Paraqitje e mirë për skduerinë Haas me Grosjean dhe Magnussen që u renditën në vendin e 7 dhe 8 ndërsa Top 10 u mbyll nga Kvyat me Toro Rosso dhe Ricciardo me Renault. Tashmë vëmëndja do të spostohet në garën e së dielës që starton në orën 15:10 dhe do të transmetohet në RTSH 1HD.
Gara do të transmetohet direkt në rrjetin e RTSH duke filluar nga ora 15.10.

Sicred