KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin për Korenë e Jugut
Putin, për Korenë e Jugut, takim

Putin për Korenë e Jugut

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu koreano-jugor, Mun Xha In e gjykuan si urgjente uljen e tensioneve lidhur me çështjen bërthamore koreano-veriore, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre përsa i përket sanksioneve të reja kundër Penianit pas provës së fundit bërthamore. “Ne ndajmë mendimin se është më e rëndësishme se kurrë zgjidhja e problemit të raketave koreano-veriore sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Mun Xha In, në një konferencë të përbashkët shtypi me Putin, në përfundim të takimit të tyre në Vladivostok, Lindjen e Largët ruse. “Presidenti Putin dhe unë jemi dakord se është shumë urgjente ulja e tensioneve në gadishullin korean”, nënvizoi ai. Që kur Koreja e Veriut mori përsipër, testimin me sukses të një bombe Hidrogjeni, më e fuqishmja e testuar nga Peniani, Koreja e Jugut filloi të hënën manovrat tokësore me të shtëna reale dhe marina koreano-jugore bëri të njëjtën gjë me shpresën për të penguar Penianin për çdo provokim në det. Mun kërkoi pas provës bërthamore një dënim më të ashpër kundër Penianit, veçanërisht nëpërmjet sanksioneve të tjera nga OKB  me qëllim për të izoluar plotësisht Korenë e Veriut. Nga ana e tij, presidenti rus, Vladimir Putin duke dënuar provën bërthamore, ka bërë shumë paralajmërime gjatë samitit të Kinës duke bërë thirrje për dialog, duke kritikuar idenë për sanksione të reja dhe duke refuzuar çdo histeri ushtarake.

Sicred