KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Helikopteri përplaset me qiellgërvishtësin në Nju Jork

Helikopteri përplaset me qiellgërvishtësin në Nju Jork

Piloti i një helikopteri ka humbur jetën pasi mjeti të cilin ai drejtonte u përplas në majë të një qiellgërvishtës në Manhatan të Nju Jorkut.

Raportohet se piloti ishte i vetmi person në bord të helikopterit. Guvernatori i Nju Jorkut,  Andrew Cuomo tha “se godina me 54 kate në bulevardin Seventh Avenu u trondit nga forca e shkaktuar nga përplasja, e cila gjithashtu shkaktoi një zjarr në majë të godinës, por që u vu shpejt nën kontroll nga zjarrëfikësit”.
Sipas guvernatorit, asnjë nga personat që ndodheshin në godinë në momentin e përplasjes, nuk është plagosur. – Disa persona janë evakuar. Ata që ishin brenda në kohën e përplasjes thanë se kishin ndjerë godinën të tundej, – bëri të ditur Cuomo. Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, në një kohë me shi dhe mjegull. Guvernatori Cuomo gjithashtu bëri të ditur se raportimet paraprake tregojnë se helikopteri bëri një ulje të detyruar, por asnjë nuk tregonte se ky ishte një veprim i qëllimshëm dhe keqdashës.
Ndërkohë presidenti Donald Trump në një postim në twitter u shpreh se “administrata e tij është pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë, ndërsa falënderoi të gjithë forcat e angazhuara në adresimin e situatës për punën e tyre fenomenale”.

Sicred