KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Detroit Auto Show” tërheq vemendjen
"Detroit Auto Show" tërheq vemendjen

“Detroit Auto Show” tërheq vemendjen

Në Detroit po zhvillohet panairi më i madh i ekspozimit të makinave në SHBA, i quajtur “Detroit Auto Show”. Të gjithë prodhuesit e makinave marrin pjesë në këtë panair me modelet më të fundit të vitit 2018, ndërsa panairi vizitohet nga në numër mjaft i madh njerëzish. Arnold Schwarzenegger ishte përzgjedhur për të prezantuar modelin e ri G Class të Mercedes Benz, ndërsa edhe Ford riktheu sërish modelin shumë të preferuar, Mustang. “Detroit Auto Show” startoi më 13 janar dhe do të vijojë të jetë i hapur për publikun deri më 28 Janar. Nderkohe shitjet e grupit gjerman “Volkswagen” në industrinë e automjeteve, që synon të ruajë pozicionin e numrit një në botë, janë rritur me 4,3 për qind në 10,74 milionë makina në 2017, një shifër rekord që vjen dy vite pas skandalit të diselgejt. ”Volkswagen”, kompania mëmë e 12 markave të automjeteve përfshirë ”Audi”, ”Porsche”, ”Seat”, ”Skoda” dhe kamionët ”Man” dhe ”Scania” shënoi një rritje të konsiderueshme në dhjetor me 999 800 automjete të shitura në botë ose një rritje vjetore me 8,5 për qind.

Sicred