KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit, dështon nisma e Laburisteve

Brexit, dështon nisma e Laburisteve

Ligjvënësit britanikë kanë hedhur poshtë përpjekjen e laburistëve për të marrë nën kontroll procesin e Breksit, duke bllokuar njëkohësisht edhe përpjekjen e tyre për një dalje nga BE pa marrëveshje.

Dhoma e përfaqësuesve e hodhi poshtë nismën me 309 vota kundër dhe 298 pro. Rezultati i votimit u përshëndet me brohoritje nga ligjvënësit konservatorë, por lideri i laburistëve Jeremy Corbyn u përgjigj duke bërtitur: “Nuk do të brohorisni në shtator!”. Ndërkohë, votimi u përshëndet edhe nga qeveria britanike, e cila deklaroi se dhënia e dritës jeshile ligjvënësve për të diktuar politikat e Breksit do të kishte krijuar një precedent të rrezikshëm.

Mbretëria e Bashkuar ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars, por Unioni vendosi një shtyrje 7-mujore pasi Parlamenti rrëzoi tre herë marrëveshjen e hartuar nga kryeministrja Theresa May me Brukselin. Por nga ana tjetër, mes kundërshtarëve të opsionit të daljes pa marrëveshje ekziston frika se pasuesi i kryeministres Mej mund të përpiqet ta nxjerrë Britaninë e Madhe pa aprovimin e parlamentit. Kandidati Boris Johnson dhe rivalë të shumtë të tij në garën për kreun e konservatorëve kanë deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje.

Sicred