KRYEFAQJA » LAJME » Bota shqiptare përcjell me dhimbje Dritëro Agollin

Bota shqiptare përcjell me dhimbje Dritëro Agollin

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhet dhe cermonia në respekt të poetit, shkrimtarit, publicistit dhe politikanin Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. “Nderi i Kombit” mbylli sytë mbasditen e të premtes në moshen 85-vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë e të rëndë. Familjarë, miq, të afërm, por edhe shumë qytetarë me fjalë të ndjera po i japin mikut të tyre të çmuar lamtumirën e fundit.
Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Krijimtaria e tij përfshin, poema, romane, që janë në fondin e artë të letërsisë. Për krijimtarinë e tij Agolli është i përfshirë jo vetëm në antologjinë shqiptare, por edhe në antologjitë e disa vendeve të botës.
Pas vitit 1990, Agolli do të kujtohet dhe do të mbahet mend edhe si analist i klasit të parë i proceseve demokratike që përfshinë Shqipërinë, pas afro 5 dekadash diktature komuniste. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i të majtës shqiptare, për ta kthyer në një të majtë moderne europiane. Për këtë arsye Dritëro Agolli është konsideruar edhe si patriarku i socialistëve shqiptarë.

Sicred