KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bota myslymane kremton Kurban Bajramin

Bota myslymane kremton Kurban Bajramin

Myslimanët në të gjithë botën kanë nisur festimet e Kurban Bajramit, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin islam ndërkohë që mbi 2 milionë pelegrinë kryejnë ritet finale të Haxhit në Arabinë Saudite. Kjo festë është një nga 2 festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Pelegrinët ecën në një kompleks në mina ku hodhën gurë mbi tre kolona. Myslimanët besojnë se djalli u përpoq të fliste me profetin Ibrahim duke sfiduar vullnetin e zotit.
Ditët e fundit të Haxhit koinçidojnë me festën e Kurban Bajramit, apo festën e sakrificës, pikërisht në nder të vënies në provë të besimit të profetit Ibrahim. Myslimanët therin në këtë ditë bagëti dhe ia shpërndajnë mishin të varfërve. Rreth 1 miliardë myslimanët e botës do të jenë sot në festë në të gjithë planetin. Vëmendja është drejtuar drejt Mekës me jo myslimanët që ndalohen të hyjnë në qytet gjatë riteve të shenjta. Nga Kajro në Aman, e gjithë bota myslimane po bën përgatitjet e fundit për festën e sakrificës, me rroba të reja e tryeza të mbushura më së miri.

Sicred