KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bota e modës në zi, ndërron jetë stilistja Kejt Spejd

Bota e modës në zi, ndërron jetë stilistja Kejt Spejd

Këshilli i Stilistëve të Modës së Amerikës, nderoi sot Kejt Spejd, e cila ndërroi të martën jetë. Ky këshill e quajti atë një talent të madh që ka patur një ndikim të pamatshëm në modën amerikane. Spejd, 55 vjeçe, stiliste çantash dhe mode, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Nju Jork. Spejd u gjet e varur në apartamentin e saj në Manhatan. Polica e Nju Jorkut, tha se kishin gjetur edhe një shënim në skenën e ngjarjes, por nuk e publikuan përmbajtjen e saj. Shefi i dedektivëve të Nju Jorkut tha se të gjitha provat e gjetura në vendngjarje mbështesnin versionin e vetëvrasjes. Familja e Spejd u shpreh në një deklaratë për mediat se ishin të shkatërruar nga tragjedia, ndërsa kërkuan privatësi. Stilistja e njohur la prapa të shoqin, Endi Speid, dhe vajzën e saj adoleshente, Frances Beatriks. Një ish redaktore e revistës së modës Madmazel, Spejd në vitet 90, krijoi një stil të ri mode me linjën e saj të çantave, si dhe ndërtoi një perandori aksesorësh që zgjerua duke arritur në qindra dyqane në të gjithë botën. “Kejt Spejd pati dhuntinë të kuptonte se për çfarë kishin nevojë gratë në të gjithë botën” u shpreh Ana Uintur, kryeredaktore e revistës Vog.

Sicred