KRYEFAQJA » LAJME » Borxhet e akumuluara nga kompanitë e sigurimit janë ulur për 2017

Borxhet e akumuluara nga kompanitë e sigurimit janë ulur për 2017

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të mbikqyrjes financiare Ervin Koçi i është kërkuar llogari sa i përket borxheve të papaguara nga kompanitë e sigurimit. Kjo ka ndodhur në seancën e komisionit të ekonomisë ku Koçi ndodhej për të relatuar raportin vjetor të institucionit që drejton.

“Detyrimet e prapambetura që janë në vlerën e 896 milion mbeten për tu shlyer 680 milion. Nga këto janë shlyer 548 milion lekë dhe 148 milion lekë shoqëritë i kanë marrë përsipër shlyerjen me këste” tha Koçi. Ndërsa Kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe tha që “si ka mundësi që ju vazhdoni ende me vërejtje ndërkohë për të gjithë këta vit për vit nuk përmbushin detyrimet në raport edhe me byron edhe me vendimet që ju vet keni marrë, edhe me ato të gjykatave po të doni, por edhe me qytetarët e republikës së shqipërisë”. “Problemi është që ligji i cili është miratuar në vitin 2009 që normalisht ne duhet të kishim të drejtë të merrnim masa kundrejt shoqërive me pezullim liçense gabimisht e ka lidhur këtë nen me nene të gabuara që kanë lidhje me avionët duke ia hequr këtë të drejtë autoritetit për revokim apo pezullim të liçensave” shtoi më tej zoti Koçi.

Ndërkohë sa i përket mjeteve të pasiguruara janë rreth 6 mijë të tilla deklaroi Koçi.

Sicred