KRYEFAQJA » LAJME » Borsh: 1 i vdekur dhe 3 të plagosur pas një konflikti për motive të dobëta
Mirditë, goditet shtëpia e shefit të Qarkullimit Rrugor

Borsh: 1 i vdekur dhe 3 të plagosur pas një konflikti për motive të dobëta

Një 31 vjeçar ka mbetur i vdekur e 3 të tjerë të plagosur pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja u shënua pak pas mesnates në fshatin Borsh. Sipas njoftimit të policisë, personat e përfshirë në konflikt kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë ka humbur jetën 31 vjeçari Premtim Bega, banues në Borsh, ndërsa 24 vjeçari Ednol Ormanaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasit Donald Kosta 24 vjeç dhe Enea Myftari 23 vjeç, të dy po banues në Borsh, kanë pësuar dëmtime të lehta.Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin, R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa gjatë paradites vunë në pranga dhe dy autorët e tjerë të dyshuar Tomas Hodo, 20 vjeç dhe Xhonatan Muçaj.

Sicred