KRYEFAQJA » LAJME » Borisov: Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor

Borisov: Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor

Gjermania dhe Bullgaria deklaruan edhe një herë mbështetjen për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e rajonit në BE. Pasi priti kryeministrin bullgar Bojko Borizov në Berlin, kancelarja Angela Merkel tha: “Bullgaria meriton mirënjohjen tonë sepse, pavarësisht që nuk është ende anëtare e zonës Shengen, i ruan shumë mirë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Bullgaria ka rol të madh në stabilitetin e Ballkanit. Do t’u japim shpresë dhe do t’i mbështesim këto vende sepse të gjithë partnerët politikë janë të interesuar për marrëdhënie të mira. Dëshirojmë të theksojmë se mbështetja jonë për Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë”, tha zonja Merkel, duke pohuar se Gjermania do ta ndihmojë me përvojën e saj Bullgarinë, kur kjo të marrë kryesinë e radhës së BE-së.
Kurse zoti Borisov tha: “Kjo kryesi 6 mujore ofron mundësi të shkëlqyera për aktivizim te procesit të inkuadrimit të vendeve të Ballkanit. Falë pozicionit gjeografik dhe kryesisë së radhës së BE-së vitin e ardhshëm, Bullgaria mund të bëjë shumë për të ndihmuar Ballkanin. Kjo përputhet edhe me planet e Berlinit. Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për njerëzit e zakonshëm të Ballkanit Perendimor”, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Sicred