KRYEFAQJA » LAJME » Boriçiç: Shqipëria në hartën e futbollit europian
Boriçiç: Shqipëria në hartën e futbollit europian

Boriçiç: Shqipëria në hartën e futbollit europian

Tirana kryeqyteti i volejbollit evropian. Ky është thelbi i konferencës për shtyp që presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç, ka mbajtur pasditen e së hënës së bashku me të parin e volejbollit shqiptar, Erlind Pëllumbi. Përpara se të vinin në këtë konferencë për shtyp, Boriçiç është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Dhe pikërisht finalet e Kampionatit Evropian të së rejave më 1-9 shtator në Tiranë e në Durrës janë fillesa e një zhvillimi ndryshe. E pasi e uroj volejbollin shqiptar për vendin e tretë në Ligën e Evropës, Boriçiç pohoi : “Unë jam i bindur se Shqipëria është plotësisht gati për këtë fazë finale së të rejave. Dhe Tirana do të jetë kryeqyteti i volejbollit, ashtu sikurse Durrësi. Jam i bindur për vështirësitë në të cilën e kanë marrë Federatën drejtuesit tuaj dhe po të isha unë nuk do ta bëja. Zhvillimi i Evropianit është fillimi i ere të re për volejbollin tuaj, që nëse del me sukses do të ketë mundësinë për të tjera zhvillime, ndërsa ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në çdo mundësi”. Ndërkohë presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, teksa e ka diskutuar dhe me titullarin e qeverisë, apo dhe të pushtetit vendor, Boriçiç ka këmbëngulur te hapja e shkollave të volejbollit. Aleksandër Boriçiç vijon: “Shkollat e volejbollit, që do të thotë fillimi dhe zhvillimi i një gjenerate të re, do të jetë hapi më i mirë për mbajtjen e së ardhmes së këtij sporti në vend. Dhe ne jemi të bindur se kjo gjë do të ndodhë në vendin tuaj”. Në fund, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka deklaruar se tashmë gjithçka është gati për pritjen e 11 ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të Volejbollit U-19, më 1-9 shtator në Tiranë e Durrës. Për të gjithë kontributin e tij në zhvillimin e rrjetës shqiptare, presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç, i ka dhënë një mirënjohje presidentit të volejbollit shqiptar, Erlind Pëllumbi

Sicred