KRYEFAQJA » LAJME » Borë në lartësi mbi 600 m

Borë në lartësi mbi 600 m

Që prej mbrëmjes të së dielës zona verilindore  e vendit është pushtuar nga rreshjet e borës. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim, megjithatë drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjes për shkak të prezencës së ngricave në rrugë. Në rrugën e Kombit janë 8 mjete borëpastruese në dispozicion të mirëmbajtjes. Ndërkohë edhe akset rurale janë të gjitha të kalueshme, ndonëse lartësia e dëborës në zona të thella shkon mbi 10 cm. Reshjet janë shoqëruar me erëra të forta por intesiteti i i tyre u ul gjatë paradites. Erërat kanë shkaktuar probleme në rrjetin energjitik duke lënë pa energji disa zona. Mësohet se pa energji elektrike janë Lagjia e Re në Kukës, fshatin Kolsh dhe Tropojë e Vjetër.

Sicred