KRYEFAQJA » LAJME » Bordi i OMN, Calavera sqaron: Ky bord ka natyrë thjesht administrative!

Bordi i OMN, Calavera sqaron: Ky bord ka natyrë thjesht administrative!

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz-Calavera, publikoi të martën një letër shpjeguese lidhur me misionin e bordit të OMN. Letra, megjithëse nuk i adresohet asnjë zyrtari konkretisht, është një përgjigje ndaj ceshtjeve qe ka ngritur se fundmi ministri shqiptar i drejtësisë Petrit Vasili. Për zotin Vasili bordi i menaxhimit të ONM, i ngritur në 8 shkurt në zyrat e BE është një strukturë antikushtetuese.
Por në letrën e saj zonja Calavera, spjegon se “… ky bord ka natyrë thjesht administrative. Detyrat e tij mund të krahasohen me ato të Njësisë së Menaxhimit të projektit me qëllim lehtësimin e punës së përbashkët të Komisionit Evropian dhe qeverisë amerikane, nën kryesinë time”.
Letra e zonjes Calavera vjen në vijim të letrës së komisionerit Han, siç vetë zyrtarja evropiane bën të ditur, duke treguar që në rrjeshtat e parë se i është kërkuar të ofrojë shpjegime shtesë në lidhje me këtë situatë.
“Së dyti, më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet lidhur me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve të vetingut dhe vetingun e ardhshëm të gjyqësorit do të kryhen nga vëzhguesit ndërkombëtarë që janë ose do të caktohen nga OMN-ja për këtë qëllim” shkruan zonja Calavera. “Po ashtu, dua të theksoj se OMN-ja është një operacion rreptësisht jo-ekzekutiv, qëllimi i vetëm i të cilit është të monitorojë dhe ofrojë rekomandime gjatë procesit të vetingut. Të gjitha vendimet ekzekutive u përkasin institucioneve të Shqipërisë” shton drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz-Calavera.
Ajo e përfundon letrën duke sqaruar se do të përpiqet që në të ardhmen të mos krijohen me keqkuptime.”Së fundi, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe për të shmangur ngatërresat, do t’i referohem vetëm OMN-së në komunikimin zyrtar në të ardhmen”.

Sicred