KRYEFAQJA » LAJME » Borchard: Gjenerata e re guxon më shumë për demokraci

Borchard: Gjenerata e re guxon më shumë për demokraci

Prej 28 vitesh Komiteti Shqiptar i Helsinkit, monitoron gjëndjen e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. I ftuar në konferencën e organizuar me këtë rast, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard, e konsideroi edhe protesten e studentëve si shprehje të ushtrimit dhe respektimit të të drejtave të njëriut. “Kur shoh zhvillimet në rrugët e Shqipërisë sot, më rritet shpresa se gjenerata e re, dëshiron të guxojë më shumë për demokraci, nga sa dëshironin shumë prej nesh nga pjesa tjetër e Evropës 50 vite më parë. Shpresoj që këto energji t’i japin shtytje edhe shoqërisë civile në shqipëri, që njërëzit të kuptojnë se mund të ndryshojnë diçka më anë të protestës paqësore dhe me anë të punës së duruar”-u shpreh Borchard.

Gjatë këtij viti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka monitoruar në mënyrë të veçantë, edhe reformën në drejtësi dhe proçesin e Vettingut.

KSHH-ja është një nga organizatat e para të shoqërisë civile që vepron në vendin tone pas rënies së sistemit kominist, me fokus respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com