KRYEFAQJA » LAJME » Bora “pushton” dhe jugun; Ja dhe akset kombëtare të kalueshme
ngricat, bora, jugu, vendi, akset, e kalueshme, e pakalueshme

Bora “pushton” dhe jugun; Ja dhe akset kombëtare të kalueshme

Reshjet e borës kanë mbuluar edhe jugun e vendit. Gjirokastra, Saranda, Tepelena janë zbardhur nga bora, ndërsa situata mbetet e pandryshuar në veri të vendit. Ministria e Transporteve dhe ARRSH bëjnë të ditur se kontraktori po punon për kriposjen e aksit Vlorë- Palasë, që konsiderohet si një aks i vështirë për shkak të ngricave dhe akullit, por edhe Llogaraja. Ndërkaq në segmentet Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër -Kakavijë qarkullimi kryhet me zinxhirë. ARRSH njofton se në segmentet Përmet-Çarshovë , 3 Urat, trashësia e dëborës arrin mbi 35 cm.Qafa e Muzinës në Gjirakostër kalohet vetëm me zinxhirë dhe po punohet për pastrimin dhe kriposjen e saj. Në akset e rrugëve të qarkut të Shkodrës ka grumbullime bore për shkak të erërave, ndaj MTI këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të jenë të paisur me zinxhirë. Në qendër të vendit, aksi që lidh Lunikun me Sterblevën, qarkullohet me zinxhir dhe ai që lidh Qafë Mollën me Bizën, të tjerët janë të kalueshëm. Në qarkun e Korçës, ka patur sërish reshje dëbore dhe të gjitha rrugët kalohen me zinxhirë. Aksi i rrugës së kombit nga Rrësheni-Tunelin e Thirrës, po hidhet sasia e nevojshme e kripës dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Ndërsa në Kukës edhe pse ka reshje dëbore që shkojnë në trrashësi rreth 1 metër, aksi Bajram Curri-Valbonë kalohet pa zinxhirë,ndërsa mjetet borëpastruese vijojnë punën. Në Dibër të gjitha akset e rrugëve kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë.

Sicred