KRYEFAQJA » LAJME » Bora mban të izoluar mijëra banorë, kujdes me qarkullimin

Bora mban të izoluar mijëra banorë, kujdes me qarkullimin

23 rrugë kombëtare, rezultojnë me probleme, e të qarkullueshme vetëm me zinxhirë. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, pavarësisht punës për pastrimin e mbajtjen hapur të tyre, kryesisht në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, por dhe akset e Dajtit e pjesërisht akset Boboshticë-Dardhë e Ersekë-Leskovik janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa rekomandohet përdorimi i tyre dhe kufizimi i shpejtësisë në të gjitha rrugët e tjera. Prej mesditës se të enjtes, situata ka qenë e vështirë në aksin Kukës- Bushtricë, ku lartësia e borës shkon mbi 1 metër.

Bora, e cila në qytetet e qarkut Kukës arrin deri në 60 cm, e në zonat e thella mbi 1 m, vijon të mbajë të bllokuara 5 Njësi Administrative e disa fshatra të thellë të Kukësit e Tropojës. Edhe në Shkodër, Shala, Shoshi, Pulti e Temali janë pa komunikim rrugor.

E rëndë paraqitet situata edhe në zonat e thella malore të të gjithë qarkut juglindor te Korçës, banorët e të cilëve veç izolimit janë dhe pa energji elektrike. Në këto qarqe për shkak të motit, edhe të premten nuk u zhvillua mësim.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com