KRYEFAQJA » LAJME » Bora dhe temperaturat e ulta përfshijnë Shqipërinë
Verilindja përfshihet nga bora

Bora dhe temperaturat e ulta përfshijnë Shqipërinë

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, që nga mbrëmja e së hënës, kanë përfshirë dhe zonat e ulëta të vendit. Përveç qarkut të Kukësit i cili vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intesitet të dobët dhe temperatura nën zero gradë, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi edhe në Qafën e Llogorasë. Pavarësisht se është hedhur kripë gjatë natës, në këtë aks rrugor lejohet qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë, ndërsa nuk lejohet kalimi i autobuzëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë. Ndërsa në Kukës, sipas Shtabit të Emergjencave Civile, të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.Gjithashtu njoftohet se deri tani nuk ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike.

Sicred