KRYEFAQJA » LAJME » Bora dhe mjegulla vështirësojnë qarkullimin në Gjirokastër
gjirokaster, rruge, akse, qarkullim, vendi, debore

Bora dhe mjegulla vështirësojnë qarkullimin në Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës, veç borës e akullit qarkullimi u vështirësua edhe për shkak të mjegullës, ndaj dhe policia mori masa shtesë. Blerim Berbati, Pergjegjës i Qarkullimit Rrugor tha: “Kemi shtuar menjëherë prezencën e patrullave të policisë prej rasteve të rënieve në ngricë menjëherë.” Ata që qarkulluan sot në rrugët kombëtare Tepelenë –Gjirokastër-Kakavijë dhe Gjirokastër- Sarandë, ndajnë mendime të ndryshme për gjëndjën e tyre: “Nëse nuk do të ishim treguar vetë të respektueshëm, udhëtimi dotë ishte shumë i vështire.-shprehet një qytetar,- “Shumë mirë, rruga është e hapur, është e rregulluar, E pastruar. Unë vij nga Përmeti, dhe skam hasur asnjë lloj problemi.” “Nga Saranda vimë, për në Vlore jemi. Rruga ishte e hapur, nuk kishte pengesa, me pak veshtirësi këtu, kjo pjesa e Gjirokastrës deri në Tepelenë. Duhet shumë shumë kujdes se ndryshe pakujdesia më e vogël, mund të jetë fatale.” Postoblloqe të policisë rrugore janë stacionuar edhe në rrugët e brendshme te qytetit të Gjirokastrës ku si shkak i dëborës dhe akullit qarkullimi i mjeteve ka qenë i vështirë.

Sicred