KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bombarduesi amerikan në stërvitjen në Korenë e Jugut

Bombarduesi amerikan në stërvitjen në Korenë e Jugut

Ushtria amerikane ka angazhuar një bombardues Lensër B-1B në stërvitjen ajrore që po zhvillohet mbi territorin e Koresë së Jugut, një lëvizje kjo që shihet si paralajmërim për Veriun. Bombarduesi B-1B ndërmorri një bombardim të simuluar mbi një fushë ushtarake. Stërvitja mes forcave amerikane dhe atyre të Koresë së jugut, zhvillohet një javë pasi Peniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale, që sipas tij ishte e aftë të godiste pjesën kontinentale të SHBA-ve. SHBA-të kanë dislokuar edhe më parë avionë bombardues si tregues force, pas testeve raketore apo bërthamore të ndërmarra nga vendi komunist. Ndërkohë, ushtria e koresë së jugut bëri të ditur se bombarduesi amerikan mori pjesë në simulimin e avionëve luftarakë amerikanë dhe atyre koreano-jugorë. Simulimi u zhvillua rreth 150 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut. Më shumë se 230 avionë dhe mijëra trupa të përbashkëta janë angazhuar në stërvitjen ajrore Asi Vigjilent, e cila përfundon të premten dhe ishte planifikuar që para lëshimit të fundit raketor të Koresë së Veriut. Peniani e ka konsideruar atë si provokim për luftë bërthamore. Stërvitja po zhvillohet në një kohë kur shefi politik i OKB-së po zhvillon një vizitë për dialog në kryeqytetin koreano-verior.

Sicred