KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bombardimet e qeverisë siriane/Mbi 250 të vdekur në Ghouta-n lindore

Bombardimet e qeverisë siriane/Mbi 250 të vdekur në Ghouta-n lindore

Situata në Gutan Lindore e cila kontrollohet nga rebelët e opozitës siriane është jashtë çdo imagjinate. Sipas OKB-së, të paktën 250 persona, mes të cilëve 50 fëmijë, kanë humbur jetën pasi disa ditë bombardimesh të ndërmarra nga forcat e qeverisë së Bashar Al Asad, të mbështetura nga Rusia, pranë krahinës e cila ndodhet shumë pranë kryeqytetit të Sirisë, Damaskut. Më shumë se 1200 persona janë plagosur në atë krahinë, për të cilën ushtria siriane u shpreh se po përpiqet ta clirojë nga terroristët. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për armëpushim, në mënyrë që t’u hapet rrugë dorëzimit të ndihmave humanitare dhe evakuimit të të plagosurve. Situata në atë zonë konflikti ka shqetësuar edhe SHBA-të. Zëdhënesja e Deopartamentit të shtetit fajësoi dje regjimin e Asadit per shtetrrethimin dhe taktikat e lënies pa furnizime ushqimore të 400 mijë personave që jetojnë atje. Guta Lindore dominohet nga fraksioni islamik Jaish Al Islam. Por atje vepron edhe Hajat Tahrir al-Sham, një aleancë xhihadiste e cila drejtohet nga ish filiali I al-Kaedas në Siri.

Sicred