KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bomba kishave në Indonezi, 9 viktima

Bomba kishave në Indonezi, 9 viktima

Tre kisha janë sulmuar nga kamikazët në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaja. Policia njofton se 9 persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba. Dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve që u kryen në distancë shumë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e atentateve me bomba, por autoritetet indoneziane mendojnë se janë vepër e grupit të frymëzuar nga ISIS-i, Jemaah Ansharut Daulah. Sulmet kanë ndodhur në orët e para të ditës së dielë. Ditë më parë, pesë anëtarë të forcave indoneziane të sigurisë u vranë gjatë një bastisje me të burgosurit militantë islamikë në një burg të sigurisë në periferi të kryeqytetit Xhakarta.

Sicred