KRYEFAQJA » LAJME » Bolt takohet me të rinjt në Afrikën e Jugut

Bolt takohet me të rinjt në Afrikën e Jugut

Usain Bolt vazhdon takimet e tij me të rinjtë në Afrikën e Jugut. I ndodhur në një ambjet me përfaqësues të shkollave të mesme të zonës, sprinteri xhamajkan iu ka treguar adoleshentëve të pranishëm disa nga sekretet e jetës sportive. “Pa marrë parasysh se çfarë ndodhi, pa marrë parasysh dëmtimet, pavarësisht nga pengesat që kam hasur, unë kam qenë gjithnjë pozitiv, i sigurt dhe me besim në qëllimet që i kisha vënë vetes time. Të bëhesh i madh, duhet parë fillimisht rruga që duhet ndjekur. Nëse doni të bëheni si unë, ky është sekreti. Të keni besim në synimin që do t’i vini vetes dhe të ndiqni rrugën e drejtë”. Më tej kampioni dhe rekordmeni olimpik e botëror i 100 dhe 200 metrave iu ka folur të rinjve se sa i dobishëm është sporti. Të mirat që i sjell jo vetëm trupit, shëndetit por edhe vetë mënyrës së jetesës. Duke i larguar ata nga rruga e veseve të këqia. “Është e mrekullueshme të jesh model për të tjerët. E them këtë nga eksperienca ime. Ka qenë një ndjesi e bukur ta shikoja veten pranë një kampioni. Ndaj jam këtu për t’u treguar se të bëhesh një kampion duhet përshkuar një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Dua të bëj sa më shumë për të gjithë ju dhe të rinjtë e tjerë kudo në botë. Me eksperiencën time dua t’ju bëj të ndjeheni mirë, t’ju jap energji. Dua t’ju tregoj sa e vështirë është rruga për t’u bërë sportist elitar. Dhe më pas shijimi i fruteve të punës së bërë është i mrekullueshëm. Ju premtoj se do të jem pranë jush gjithnjë për t’ju dhënë këshillat e duhura për të zgjedhur rrugën e duhur për t’u bërë dikush. Sporti është një gjë e bukur, një shembull pozitiv për rininë për t’u larguar nga veset e këqia të cilat po hasen përditë e më shumë në jetën e përditshme”.

Sicred