KRYEFAQJA » LAJME » Bolt nuk tërhiqet: Do të stërvitem sërish me Borussia Dortmund

Bolt nuk tërhiqet: Do të stërvitem sërish me Borussia Dortmund

Usain Bolt nuk ndërron mendim: “Do të rikthehem të stërvitem me Borussian e Dortmundit. Futbolli nuk është vetëm një kënaqësi për mua” – ka thënë sprinteri xhamajkan. Usain Bolt ka fitua gjithçka që mund të fitohej në botën e atletikës: kampion botëror dhe olimpik në shumë gara, xhamajkani ka vendosur të ndërrojë profesion duke ndërtuar karrierën në futboll. Më pak se tri javë më parë, bëhet lajm fakti se ai u stërvit me Borusia Dortmund. Por rezultat nuk ishin ato që priteshin. Duke parë se trajneri Shtoger, e ka larguar menjëherë duke i thënë se nuk është gati për të luajtur në nivelet e lart të futbollit. Por Bolt u dorëzua. I intervistuar nga ‘Herald Sun Sport’, ka deklaruar se do të ritkhehet sërish të përballet me lojtarët verdhezinj. “Në të ardhmen do të ritkhehem të stërvitem sërish me Borussia Dortmund dhe do të qëndroj atje të paktën tre javë” – ka thënë Bolt. -Dua të bind veten time se jam i aftë të bëhem futbollist. Ndonjë mund të mendojë se unë po e bëj këtë thjesht për kënaqësi, por nuk është kështu. Po punoj fort dhe me përkushtim për të arritur këtë objektiv”. I mbetet Bolt tashmë që t’i ndryshojë mendjen Shtoger, në një periudhë kaq të shkurtër. Jemi të bindur se në rast të një tjetër “jo”, multimedalisti i garave të shpejtësisë, nuk do të dorëzohet por do të vazhdojë të punojë për të realizuar objektivin e tij, karrierën futbollistike.

Sicred