KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bolt: “Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të luaj për Manchester Unitedin”
Bolt: "Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të luaj për Manchester Unitedin”

Bolt: “Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të luaj për Manchester Unitedin”

Usain Bolt ka bërë hapat e parë drejt realizimit të ëndrrës së tij për të qenë pjesë e Manchester United. Ai ka bërë seancën e parë stërvitore me Australian Coast Mariners. I veshur me kostumin stërvitor, xhamajkani bëri vrapime të shkurtra, ushtrime me topin si dhe me pjesën tjetër të skuadrës. Kjo është mundësia e tij e parë për të luajtur me kontratë me një ekip të Ligës A. Ai tregoi shenja të mira të përgatijes fizike si dhe lëvizje të sakta sidomos me këmbën e majtë. “Është vetëm dita e parë, e pista me fushën kanë ndryshim. Ishte një seancë e vështirë por gjithsesi ndihem mirë” – tha Bolt pas stërvitjes 45 minutëshe.
Ish-ylli i atletikës botërore, tashmë 32 vjeç, ka një mundësi të mirë nga Mariners, pavarësisht provave të dështuara me ekipet në Gjermani, Norvegji dhe Afrikë të Jugut. 8 herë kampioni olimpik, dhe njeriu më i shpejtë në tokë thanë se ishte i vendosur të provonte gjithçka deri në arritjen e suksesit. “Nuk po vendos ndonjë objektiv, unë thjesht po filloj të punoj” tha ai. – “Ky është shansi im i parë për të luajtur në nivel profesionistësh, kështu që nuk di ç’të pres. Unë jam këtu vetëm me një dëshirë për ta shtyrë veten drejt përmirësimit”. Pavarësisht nga fillimi i një karriere futbolli në një moshë kur shumë mendojnë për mbylljen e saj, Bolt tha se po punon për të realizuar një ëndërr, të luajë në Old Trafford. “Gjithmonë kam ëndërruar për gjëra të mëdha”, tha ai. -“Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është të luaj për Manchester Unitedin” – tha Bolt.

Sicred