KRYEFAQJA » LAJME » Bolt: Jam duke fituar ritmin e lojës

Bolt: Jam duke fituar ritmin e lojës

Usain Bolt është duke punuar shumë për të rritur nivelin e rezistencës e për të kapur ritmin e futbollist profesionist, përpara ndeshjes së parë të kampionatit australian. Tetë herë kampionit olimpik i është dhënë një mundësi nga Coast Central Coasters e Australisë për të përmbushur ëndrrën e tij, të luajë futboll profesionist. Xhamajkani iu bashkua ritmit të pjesës tjetër të skuadrës në një seancë më intensive në bazën e ekipit në qytetin Gosford, 75 kilometra në veri të Sidneit. Pas nxemjes dhe vrapimit rreth fushës, ai zhvilloi ushtrime me topin. Por u vu re se 32 vjeçari kishte mangësi në përgatitjen fizike sepse u lodh shpejt. “Gjëja më sfiduese për mua është ndalimi dhe nisja sërish e vrapit, sepse nuk jam mësuar që të nis vrapimin, të kthehem prapa dhe pastaj ta nis prapë vrapin”, tha ai. – “Por kjo do vetëm praktikë, ndaj më duhet vetëm pak kohë që të praktikohem”. Mariners shpresojnë që ta kenë Bolt në dispozicion deri në fund të tetorit kur nis edhe sezoni I ri futbollistik I Ligës A. Të premten ata do të luajnë një miqësore me ekip amator dhe Bolt pritet të luajë por vetëm si zëvendësues. “Unë besoj se do t’i jap disa minuta të premten – tha trajneri i klubit Mike Mulvey. “mendoj se gjërat po shkojnë mirë me Bolt. Ato që I kërkojmë të bëjë janë gjëra që ai nuk ka bërë për shumë vjet”, shtoi ai. – Ai ka qenë atlet dhe tani I duhet që shpejtësinë që ka ta ndërthurë me përdorimin e topit”. Ndërsa Bolt shtoi më tej se po shihte përmirësime të ngadalta në lojën e tij. “Jam duke u përshtatur me topin duke u munduar të kem një përdorim sa më të shpeshtë me të. Sa më shumë të luaj me top aq më shumë do të mësohem me të”, tha ai.

Sicred