KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bolt i telefonon televizionit të Mançester Junajtid
ussain bolt, bolt, atletike, futboll, televizioni britanik, manchester united

Bolt i telefonon televizionit të Mançester Junajtid

Kampioni i atletikës, i deklaruar tashmë tifoz i Mançester Junajtid, ka telefonuar në televizionin zyrtar të skuadrës angleze, gjatë një emisioni, për të komentuar ndeshjen, Mançester Junajtid-Midëllsborou por prezantuesja Mandi Henri nuk është bindur se ne telefon ka qenë vetë rekordmeni xhamajkan. “Alo jam Usein” – ka thënë kampioni në telefon. Prezantuesja me mëdyshje i ka thënë: “Nuk je me të vërtetë Usein Bolt?”. Kësaj pyetje kampioni xhamajkan i është përgjigjur: “Po po jam Usain Bolt. Si të ta vërtetoj se jam me të vërtetë unë. Dua të them se më pëlqeu shumë ndeshja dhe djemtë e Murinjos bënë një ndeshje të shkëlqyer”. Pasi është saktësuar se telefonuesi ka qenë me të vërtetë Usein Bolt, prezantuesja i ka kërkuar falje duke i thënë: “Më vjen keq Usein, nuk e besova se ishe me të vërtetë ti. Do dëgjohemi sërish”.

Sicred