KRYEFAQJA » LAJME » Bolt është gati të luaje në Australi

Bolt është gati të luaje në Australi

Usain Bolt është në prag të nënshkrimit të një marrëveshje me skuadrën australiane Aussi të Marinës së bregut Qendror në Ligën A. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi australian, duke iu referuar ëndrrës së sprinterit xhamajkan për të luajtur në futbollin profesional. Tetë herë kampioni olimpik Bolt, 31 vjeç, i cili u tërhoq nga atletika që nga pas Kampionatit Botëror të Gushtit të vitit të kaluar që u zhvillua në Londër, është një tifoz i zjarrtë i Manchester United, e ëndërron të luajë atje. Mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200m ka zhvilluar stërvitje me klubin norvegjez Stromsgodset muajin e kaluar ndërsa mars me Borusian e Dortmundit. Sipas marrëveshjes ai do të bëjë 6 javë stërvitje duke filluar që muajin e ardhshëm në Gosford, rreth 75 kilometra në veri të Sidneit, tha shefi ekzekutiv Shaun Mielekamp. Ai shtoi se ne kishim nevojë për një hero dhe Bolt është një superman. Sipas marrëveshjes, ne do të shohim se sa i aftë është atleti rekordmen si futbollist, më pas do të shohim. Nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të luajë në Ligën A që këtë sezon. Bolt gjuan mjaft mirë me të majtën e koha do ta tregojë se në çfarë niveli është ai dhe a do të përshtatet dot me Ligën A” – tha Mietekamp. Sezoni i Ligës A në Australi fillon në tetor.

Sicred