KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bolonja, shpërthen autoçisterna, një i vrarë dhe 60 të plagosur

Bolonja, shpërthen autoçisterna, një i vrarë dhe 60 të plagosur

Një autocisternë me lëndë djegëse ka shpërthyer të hënën në një autostradë në Bolonja duke shkaktuar një viktime dhe të paktën 60 të plagosur. Sipas dyshimeve, mendohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në zonën Borgo Panigale, në Bolonjë, pranë aeroportit. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtengullat e zjarrit dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas. Si pasojë e shpërthimit dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët dhe ura e autostradën A1-A14 në Casalecchio (Kazalekio) është shembur pjesërisht. Si shkak i shpërthimit, autostrata e Casalecchio është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish. Përveç forcave zjarrfikëse, në zonë ka shkuar edhe një helikopter për të shuar flakët.

Sicred