KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Boing Boing” në Teatrin Kombëtar Eksperimental
Boing Boing në Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Boing Boing” në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Boing Boing, komedia e famshme franceze e viteve ’60, e shkruar nga Mark Cavoletti, e cila pushtoi me sukses atëkohë e më pas skenat europiane, do të vihet në skenë këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë si bashkëpunim me Ambasadën Franceze, në kuadër të festivalit francez të teatrit. Shfaqja është e para për këtë vit në kryeqytet e vjen pas një një turi në disa qytete të Shqipërisë. Deri në datën 21 janar mund ta gjeni çdo javë nga dita e mërkurë deri të dielën, duke premtuar shumë të qeshura për aventurën e një gazetari në avion e historive të tij të dashurisë me tre stjuardesa.