KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bogota, kapet kokainë në kostumet e futbollit
Bogota, kapet kokainë në kostumet e futbollit

Bogota, kapet kokainë në kostumet e futbollit

Katërmbëdhjetë kuti me kostume të ekipit të Kolombisë të cilët ishin mbushur me kokainë janë kapur nga autoritetet në aeroportin Bogota, nga ku ato do të niseshin për në Holandë. “Duke shfrytëzuar pasionin e tifozëve për kombëtaren si dhe emocionet e Kupës së Botës, trafikantët përdorën kostumet sportive për të transportuar kokainën, por duke përdorur edhe një substancë kimike, hydrochloride”, tha policia në një deklaratë. “Kriminelët përdorën një proces kimik, gjatë të cilit, droga shpërndahej në copën e kostumeve. Pastaj, me “ndihmën e një eksperti”, ata nxjerrin alkaloidin pa humbur një gram të vetëm kokainë”, shtoi ai. Bluzat, të cilat ishin të ngjashme me ato që po përdor ekipi i Hose Pekerman, ishin të mbushura me kokainë, në një dërgesë që ishte i destinuar për në Groningen në Holandë. Çdo kuti ishte e mbushur me më shumë se pesë kilogram kokainë.

Sicred