KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BMW njoftoi tërheqjen e rreth një milion makinave në Amerikën e Veriut, për të shmangur një rrezik zjarri
bmw

BMW njoftoi tërheqjen e rreth një milion makinave në Amerikën e Veriut, për të shmangur një rrezik zjarri

Një million makina janë tërhequr nga tregu në Amerikën Veriore nga pordhuesi gjerman BMW. Arsyeja se pse e shtyu prodhuesin e BMW të tërhiqte makinat e modelit seria 3 pasi ky tip rrezikonte përfshijen nga zjarri si pasojë e mbi nxehjes. “Operacioni i parë parashikon rreth 700 000 modele seria 3 të prodhuara në vitet 2006-2011, për të parandaluar një rrezik të mbinxehjes së sistemit ajror të kondicionuar. Operacioni i dytë përfshin gjithashtu rreth 700 000 makina të pajisura me motorë me gjashtë cilindra, të serisë 3 dhe modele të tjera, të ekspozuara ndaj një problemi me valvulat që mund të shkaktojë shpërthim në raste ekstreme, një zjarr”, deklaroi BMW në një komunikatë. Numri më i lartë i makinave që do të tërhiqen janë në tregun e SHBA dhe vetëm 15 000 në Kanada. Prodhuesit e BMW nuk e kanë përjashtuar mundësinë se tregje të tjera mund të preken nga ky efekt pasi dyshohet për probleme të tilla edhe në prodhimet për tregjet e tjera.

Sicred