KRYEFAQJA » LAJME » BMW; Modelet e makinave elektrike
BMW, Modelet e makinave, elektrike

BMW; Modelet e makinave elektrike

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze BMW paraqiti strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt. Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025. “Këtë vit, ne do të shesim 100 000 automjete elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200 000 vetura elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë”, theksoi pronari Harald Kruger, gjatë një fjalimi në Mynih. Shumica e prodhueve të automjeteve po orientohen drejt teknologjive elektrike ndërkohë që nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit.

Sicred