KRYEFAQJA » LAJME » Blushi: Tavan 300 mijë euro për shpenzimet elektorale të partive

Blushi: Tavan 300 mijë euro për shpenzimet elektorale të partive

Me arsyetimin se Komisioni i Reformës Zgjedhore është zhbërë, Partia LIBRA, partia më e re e spektrit politik shqiptar, do të paraqesë në Parlament dy amendamente që lidhen me zgjedhjet e 18 Qershorit. Në komunikim me gazetarët, kreu i kësaj force politike, Ben Blushi, njoftoi se këto dy amendamente lidhen me vendosjen e një tavani për shpenzimet e partive gjatë fushatës zgjedhore si edhe me aplikimin e numërimit elektronik të votave. Sipas tij çdo parti nuk duhet të shpenzojë më shumë se 300 mijë euro.
Po lidhur me zgjedhjet e 18 Qershorit, deputeti Blushi tha se LIBRA ende nuk është lejuar të regjistrohet si parti garuese, çka ka bërë që prej tre ditësh të nisë mbledhja e pesë mijë firmave të nevojshme për regjistrim. Njëkohësisht ai njofton se do të garojë në qarkun e Tiranës, për të marrë një mandat në legjislaturën e ardhshme parlamentare.

Sicred