KRYEFAQJA » LAJME » Blushi: Partitë e vjetra duan të sabotojnë reformën zgjedhore

Blushi: Partitë e vjetra duan të sabotojnë reformën zgjedhore

Deputeti Ben Blushi në emër të Partisë LIBRA ka listuar disa kërkesa lidhur me reformën zgjedhore të cilat sipas tij janë të domosdoshme për të garantuar që edhe zgjedhjet e Qershorit të jenë të pranuara gjërësisht. Mes kërkesave, Blushi ka përmendur votimin dhe numërimin elektronik, votën e emigrantëve por edhe mundësinë e zvogëlimit të Parlamentit në 100 deputetë.

“Reforma zgjedhore është në kufirin e fundit dhe është e dukshme nevoja e partive të vjetra për ta sabotuar. Në qoftëse nuk zgjidhet çështja e financimeve dhe në qoftëse nuk zgjidhet çështja e administrimit elektronik të votës qoftë si votim qoftë si numërim të paktën njëren prej këtyre të dyjave, kto zgjedhje do të jenë shumë të dyshimta dhe për këtë arsye mund të kemi një krizë pas zgjedhjeve” tha Blushi.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, deputeti Blushi tha se ka ende kohë për realizimin e numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai tha se “Shqipëria mund të ndryshoje për një ditë me një kosto minimale dhe me 100 apo 200 rrobot, makina që numërojnë votat. Qoftë Rilindja, qoftë PD-ja, qoftë LSI-ja ata i kanë sabotuar reformën zgjedhore për shkak se secila prej tyre ka një numërues”.

Lidhur me koalicionet e mundshme të LIBRA-s, Blushi tha se do të vendosë anëtarësia e kësaj force politike, por se kjo do të ndodhë në muajin Mars.

Sicred